Ngjarja e rëndë në Kavajë. Një fëmijë 6-vjeç ka ndërruar jetë. Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 makina tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari Klajdi Shaholli e ka përplasur fëmijën, i cili për shkak të dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e makinës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.