Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku mësohet se, pas një konflikti për arsye ende të paqarta, disa persona kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.”, njofton Policia e Tiranës.
Po ashtu, mësohet se, gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshirë.”, vijon më tej njoftimi i policisë.