Tre persona, Elton (Fatjon) Lika 40 vjeç, Armalind Rrokaj 51 vjeç dhe Eljona Rrokaj (Nelaj) 42 vjeçe banues në Tiranë janë shpallur në kërkim për grabitjen e një zyre avokatie.
Ngjarja ka ndodhur në 28 Gusht në Tiranë. Brenda zyrës nga kasaforta u morën 9 mijë Euro.
Gjatë kontrollit të banesës së Armalind Rrokajt shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.