-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditëse! Dëshmia: U zumë se pinte! Motrën e vrava duke u mbrojtur

Kryesoret

Foto ilustruese

Amanda Pushani është raportuar e vdekur nga familjarët e saj të shtunën rreth orës 11:40, në Tiranë. Pas hetimeve rezultoi se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe natyrale.

Nga autopsia ka rezultuar se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve nga një mjet prerës, thikë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan 40-vjeçaren Marsela Pushani, motrën e viktimës e cila dyshohet se e ka plagosur për vdekje pas një konflikti.

Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën. Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonin që të linte alkoolin.

Fillimisht, sipas Marselës, Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste. Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara është me profesion mësuese.

Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

“Vdiq vetë…”! Dinamika, si e vrau motra motrën në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit