Ish-residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me mbështetësit në Gjilan, ku ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që po merr nga qytetarët.
Ajo e cilësoi këtë mbështetje si një sinjal të qartë për nevojën e ndryshimit dhe forcimit të unitetit në vend.
Osmani u shpreh se qasja e saj politike bazohet te puna dhe rezultatet konkrete, duke theksuar se Kosova duhet të ruajë dhe forcojë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne besojmë në punë, jo në premtime të pafunda. Besojmë në rezultate dhe jo në propagandë të tmerrshme. Ne besojmë në aleancën strategjike me SHBA-të dhe jo në shkatërrimin e saj, që Kosovën ta bëjë të pasigurt”, deklaroi ajo.









