Një i mitur është therur me thikë të shtunën në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Viktima ka kërkuar trajtim mjekësor në emergjencë, i dyshuari është po ashtu i mitur.
Ai është arrestuar, e pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Policia ka iniciuar rastin “vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur.
Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.