Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Prizren mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbana” rreth orës 19:00, rrethanat e së cilës janë ende të paqarta.
Ndërsa personi i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri është në kërkim nga Policia e Kosovës..