Foto ilustruese
Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës.
Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vrarë nga motra e saj gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.
Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.