35-vjeçarja Adriana Prendi e cila mbeti viktimë e një aksidenti mëngjesin e sotëm, në aksin Krane-Qafë Botë në afërsi të Konispolit, mësohet se ishte nënë e tre fëmijëve.
Vetëm një natë më parë ajo kishte martuar vëllanë dhe po kthehej për në Greqi ku jetonte dhe punonte me bashkëshortin e saj Gëzim Prendi, në makinë dhe një peson tjetër, 37-vjeçari Emanuel Gera.. Këta dy të fundit mbetën të plagosur nga ky aksident.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.