Një 22-vjeçar me inicialet S. B., banues në Krujë, i lënë më parë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” i shpallur në kërkim nga policia pasi e kishte thyer këtë masë të caktuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ai u kap nga policia në kufi në pikën e Muriqanit në tentativë për t’u larguar nga vendi.
Veprimet e tjera procedurale për 22-vjeçarin do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë.