Pjesa e dytë e fjalës së Edi Ramës në asamblenë socialiste ishte drejtësia. U ndal te raporti i krijuar së fundmi me Greqinë për dosjen e arrestimit të Fredi Belerit.
“Nuk kemi asnjë debat real me palën greke për thelbin e çështjes. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri i përmbysur i pushtetit tonë politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë.
Për të mos u përzier në punën e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur pa kushte. Kjo qasje bie ndesh me inercinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare. Ata që u fryjnë në vesh fqinjëve tanë grekë, politikanë me foltore dinjiteti apo minoriteti.
Analistë, ekspertë ligjorë dhe pa diskutim edhe avokatë të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash ku i kanë marrë edhe faqen në Facebook, ku postojnë letrat e tij nga qelia” tha ai.