Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje me punimet e Asamblesë së PS-së dhe ndryshimet jo vetëm në qeveri, por edhe brenda kësaj force politike.
Sipas Klosit, Shqipëria në një dekadë qeverisje të PS dhe Edi Ramës ka ndryshuar shumë. Ai tha se ndryshimet e bëra sot janë për t’i dhënë një hov të ri qeverisjes së vendit, për të shkuar sipas tij në vizionin e Shqipërisë 2030.
“Shqipëria në një dekadë qeverisje të Edi Ramës dhe Partisë Demokratike ka ndryshuar. Ne sot patëm dy ndryshime shumë të rëndësishëm, edhe sekretarin organizativ të partisë, por edhe qeverisjes për ti dhënë një hov të ri. Ndryshime këto duke pasur në mendjen tonë vizionin e Shqipërisë 2030. Për të shkuar më pas në realizimin e objektivave tona që kryeministri i prezantoi sot në fjalën e tij gjatë asamblesë.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij z. Klosi.