Një person ka ndërruar jetë gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Podujevë 02.09.2023–02:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.