-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ndoqën këmba-këmbës, arrestohet 30-vjeçari që tentoi të vriste

Kryesoret

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një të shpalluri në kërkim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Arian Armani alias Eljfat Saljiu, banues në Shkodër.

Policia në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, i ka bërë shenjë ndalimi automjetit të dyshuar me drejtues 27-vjeçarin me inicialet E. L., dhe pasagjer Arian Armani alias Eljfat Saljiu, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të Vorës.

Gjatë ndjekjes, nga automjeti ka zbritur Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me automjetin janë larguar dhe është shpallur në kërkim për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim krimi.

Ndërkohë që Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ka tentuar të largohet dhe të fshihet në ambientet e një hoteli në Vorë, por është kapur.  Gjatë kontrollit në ambientin e hotelit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit