61-vjeçari Vladimir Mersini ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi iu kapën armë dhe municione.
Gjatë kontrolleve, në një çantë të fshehur në oborrin e banesës së tij, 61-vjeçarit iu gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak, të cilat posedoheshin pa leje.
Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprime të mëtejshme.