-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë thuhet për “planin destabilizues të Serbisë” për të cilin paralajmëroi Osmani?

Kryesoret

Bastisja e një shtëpie në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, rezultoi me gjetjen e “një sasie të madhe të armatimit”, njoftoi të martën ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai tha se shtëpia e bastisur është përdorur “për grumbullim dhe shpërndarje armësh për grupet kriminale serbe”. Sipas tij, policia gjeti aty “armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se dyshimet për shtëpinë në fjalë, janë ngritur pas pranimit të informatave nga disa qytetarë lokalë.

“Informacionet i kemi pasur se në një shtëpi, e cila përdoret si objekt dytësor dhe jo shtëpi banimi, ka armë dhe municion dhe mjete shpërthyese. Kemi shkuar, kemi bastisur dhe kemi gjetur disa kallashnikovë, disa granate dore, eksploziv, fishekë, karikatorë dhe pajisje të tjera,” tha Elshani.

Në të njëjtën komunë, në muajin gusht, policia kreu një aksion të ngjashëm, gjatë të cilit konfiskoi mbi 1.200 fishekë.

Më 23 qershor, në afërsi të objektit komunal po në Zveçan, u kap një tjetër sasi armatimi në “një veturë me targa të Beogradit”, siç tha atëkohë ministri Sveçla.

Sipas tij, ajo do të shërbente për “realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Njoftimi i tij për sasinë e re të zbuluar të armëve erdhi vetëm një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë, ilegalisht”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit