-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH e kërkon kanabisin me elektrik! Arrestohen babë e bir me kushërinjtë

Kryesoret

Goditet një rast i kultivimit të kanabisit në Lushnjë. Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 persona, të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir. Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa. Droga u zbulua në fshatin Murrizë.

“Si bashkëpunëtorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit H. Gj. dhe M. Gj., babë e bir)” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit