Taulant Veliu, 37 vjeç, është identifikuar si viktima e aksidentit të ndodhur mesnatën e së shtunës në aksin Lushnjë–Rrogozhinë highway, në afërsi të urës mbi Shkumbin.
Sipas të dhënave paraprake, Veliu po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur fillimisht nga një automjet tip “Benz”, me drejtues B.M., 41 vjeç, dhe më pas është goditur edhe nga një tjetër automjet me drejtues F.M., 39 vjeç, që dyshohet se ka ardhur pas mjetit të parë.
Si pasojë e përplasjeve, 37-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, shtetasi T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor, shtetasi T. V. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat dy drejtuesit e automjeteve, për kryerjen e veprimeve procedurale të nevojshme, të cilët, në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.
Aksident i rëndë në Lushnjë–Tiranë, viktima mbetet ende e paidentifikuar









