-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanabis i kamufluar si karamele, Hita letër Kumbaros: Paralajmërim për rrezikun në shkolla

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i ka dërguar një letër Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, lidhur me një rast që ngre shqetësim për shpërndarjen e lëndëve narkotike të maskuara në formë xheli dhe karamelesh.

Në letrën zyrtare theksohet se ngjashmëria e këtyre produkteve me karamelet e zakonshme e bën të vështirë identifikimin e tyre vizual, duke rritur ndjeshëm rrezikun e konsumimit të pavetëdijshëm, veçanërisht nga të miturit.

Po ashtu, evidentohet se përqendrimi i lartë i THC-së në këto substanca mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, përfshirë efekte toksike akute, çrregullime neurologjike dhe reaksione të rënda psikoaktive, sidomos tek fëmijët dhe grupet e ndjeshme.

Në përfundim, Policia e Shtetit i kërkon Ministrisë së Arsimit të informojë stafet mësimore, nxënësit dhe prindërit mbi rreziqet e këtyre produkteve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e konsumimit të tyre në mjediset arsimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit