-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ftesa/ Bardhi nuk ia ktheu vizitën Berishës

Kryesoret

“Ju ftoj ju, sipas kohës së lirë që keni nesër (sot) në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit. Është bërë një punë, mendoj unë, shumë e çmuar. Asgjë nuk ka që ne nuk dimë, por ka një gjë, që ne faktojmë dhe dokumentojmë, se Edi Rama, ose ngrihemi kundër atij koncepti që thotë se, ky i vjedh po i fiton zgjedhjet. Jo! Ky i vjedh zgjedhjet, dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë të fituara”.

Ishte kjo ftesa që Sali Berisha i bëri mesditën e djeshme grupit të deputetëve që janë në krah të Gazment Bardhit që ishin në tryezën e organizuar për bashkimin opozitar. Por paraditen e sotme në selinë e PD-së nuk kishte asnjë deputet nga grupi i Bardhit në selinë blu. Në krah të ish-kryeministrit Berisha ishte Ilir Meta dhe deputetët e grupit të tij.

Megjithatë kjo nuk e cenon hapin e parë të bashkimit që u hodh dje dhe që sipas dakordësisë së palëve do të vijojë të intensifikohet me takime para cdo seance plenare dhe ngritjen e tre komisioneve hetimore. I vetmi që ka mbetur fillikat me 9 deputetë përballë 43 të opozitës është Lulzim Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit