Sipas parashikimeve të zhvilluara nga meterologët pritet që dita e nesërme të ketë prani të reshjeve të shiut në disa qarqe në vend.
Qytetet që nuk do të kenë reshje shiu janë Shkodra, Durrësi dhe Tirana. Ndërsa qytetet e tjera do të kenë reshje të dobëta.
Temperaturat priten të jenë relativisht të ngrohta duke arritur në 30 °C në zonat e ulëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 29 °C
në vendet e ulëta: 22 / 30 °C
në vendet malore: 14 / 20 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri e mesatare në të gjithë vendin.
HARTA LIVE