Pasditen e sotme kanë shkuar në Presidencë emrat me ndryshimet në qeveri që kryeministri Edi Rama i njoftoi të hënën në asamblenë socialiste. Tashmë pritet firma e Presidentit për të dekretuar shkarkimet dhe emërimet. Por kjo nuk do të ndodhë pa kaluar të paktën tre ditë, pasi kreu i shtetit ndodhet në një vizitë zyrtare në Kazakistan. Më pas emrat do të votohen në Kuvend.
Ndryshimet në qeveri;
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit–Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi