Avokati Alban Bengasi është arrestuar ditën e sotme në Rinas. Sapo ka zbritur nga avioni policia i ka vendosur prangat duke e çuar pas hekurave pasi ishte në kërkim prej 19 majit të vitit të kaluar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Por për çfarë akuzohet?
Alban Bengasi ishte në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga prokuroria për goditjen e 4 celulave kriminale në disa qytete të vendit.
Grupet kriminale në bashkëpunim edhe me avokatin, i cili ishte pjesë e një prej grupi, kanë manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje.
Po ashtu mësohet se ai ka kërkuar djegien e makinës dhe vrasjen e ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të.
Bengasi u bë protagonist ku ishte ish-bashkëshortja e tij, e cila e akuzonte se e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të shikonte fëmijët, pas divorcit.
Ndërkohë, në maj të vitit 2020, Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, ku mbeti edhe i plagosur. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit ‘Dinamo’ në kryeqytet.
Arrestohet në Rinas avokati që pagoi 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan