Sulme janë raportuar gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si edhe në Odessa pranë kufirit me Rumaninë.
Këto sulme ndodhën në portin e Renit, në qytetin e Kilia dhe në rrethin e Izmail.
“Për gati tre orë, terroristët rusë sulmuan Izmail me drone në rajonin e Odessa. Fatkeqësisht, një person ka humbur jetën. Një punonjës i një ferme. Janë shënuar shkatërrime dhe zjarre në vendbanime të ndryshme. U dëmtuan infrastruktura portuale dhe bujqësore: ashensorë, ndërtesa administrative, ferma,” shkruan në Telegram kreu i administratës shtetërore rajonale Oleg Kiper.
Dy ditë më parë, Kievi tha se dronët rusë do të kishin rënë dhe do të kishin shpërthyer në territorin rumun gjatë një sulmi masiv të nisur nga Moska në zonën e portit lumor të Izmail, por Bukureshti i mohoi kategorikisht këto pretendime.