-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

34-vjeçari nga Korça nuk zë “mend”, arrestohet në flagrancë duke thyer arrestin shtëpiak

Kryesoret

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 34-vjeçari pasi ka thyer disa herë  masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas njoftimit të policisë 34-vjeçari me iniciale A. L. u kap në flagrancë jashtë ambienteve të shtëpisë së tij.

Ai u arrestua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Policia gjithashtu procedoi penalisht në gjendje të lirë 37-vjeçarin me inicialet A. A. pasi u kap me armë gjahu të tipit “çifte” të cilën e kishte pa leje.

Po ashtu u procedua një tjetër person pasi kishte rrethuar me muri guri tokën e cila ishte në pronësi të një personi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit