Shtatë punonjës të postës Shqiptare janë arrestuar pasi përvetësonin pensionet. Shuma që llogaritet që kanë marrë është 33.000.000 lekë.
Punonjësit janë arrestuar në Dibër, Shkodër dhe Tropojë. Sipas hetimeve ka rezultuar se përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e personave që jetojnë jashtë vendit.
Strukturat e shtetit u vendosën në lëvizje pas disa denoncimeve.