15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin formacionet zyrtare, Sylvinho befason kundër Çekisë

Kryesoret

Shqipëria luan në orën 20.45 ndeshjen e katërt në grupin E për kualifikueset e Euro 2024, përballë Republikës Çeke. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për ndeshjen që zhvillohet në Pragë, në “Fortuna Arena”.

Trajneri i Kombëtares tonë, Sylvinho ka preferuar të luajë me Berishën në portë. Në mbrojtje aktivizohen Mitaj dhe Hysaj, ndërsa Gjimshiti dhe Ismajli në qendër. Mesfusha është mjaft e pasur me Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin. Në majën e sulmit është Cikalleshi, i cili do ketë edhe ndihmën e Seferit dhe Asanit.

Kombëtarja çeke nuk ka në dispozicion për këtë takim Doudera dhe Jurasek, ndërsa po për shkak dëmtimi mungesë e madhe është edhe ajo e sulmuesit Patrick Schick. Gjithsesi, trajneri Silhavy Jaroslav ka zgjedhur alternativën më të mirë për të filluar nga minuta e parë.

Në përballjen e fundit direkte mes dy skuadrave ka fituar Çekia me shifrat 3-1, takim ky miqësor, i luajtur në vitin 2021. 90 minutëshi i sotëm do të gjykohet nga anglezi Taylor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit