-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria miraton vendimin: Nga sot Ministria e Brendshme nuk do të ketë më tenderë!

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që heq Agjencinë Shtetërore të Blerjeve të përqendruara nga Ministria e Brendshme. Pra blerjet nuk do të kryhen më nga kjo agjenci që varej nga Ministria e Brendshme, por është krijuar një shoqëri aksionare “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, me kapital 100% shtetëror.

Sipas këtij vendimi, nga sot Ministria e Brendshme nuk do të bëjë më tendera. Në VKM thuhet se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Qeveria merr vendimin: Përcaktohet metodologjia e kostos së studimeve për ‘Mjekësi e Përgjithshme’, si bëhet përllogaritja

Bëhet fjalë për një propozim të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave dhe Ekonomikë, për krijimin e kësaj shoqërie aksionare, me kapital 100% shtetërore, me emërtimin Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OPB) për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/ entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Sipas këtij vendimi, autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë.

VKM përcakton se kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20.000.000 lekë dhe përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria përgjegjëse për ekonominë transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit