Nga Greqia në krah të Fredi Belerit për ta ndihmuar në betejën juridike do të vijë një delegacion nga Dhoma e Avokatëve. Sipas mediave greke vendimi është marrë më datë 6 gusht nga Komisioni Koordinues i parlamentit grek.
“Komiteti Koordinues vendosi që një delegacion të marrë pjesë në gjyqin e ardhshëm të Fredi-Dionysios Beleris, ku do të vendoset sërish nëse do të zgjatet apo jo paraburgimi i tij”, thuhet në njoftim.
Në vendimin e publikuar nga Protothema, theksohet se Komiteti Koordinues i Greqisë do t’i kërkojë dhe Dhomës së Avokatëve Evropianë si dhe eurodeputetëve që të jenë pjesë e këtij delegacioni.