Olta Gixhari që pas daljes nga Big Brother 3 vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuara në media.
Aktorja që pas largimit nga programi tek i cili ishte një konkurente e fortë për të fituar çmimin e madh ka nisur pushimet të cilat i ka shijuar në maksimum.
Pas rimarrjes edhe një herë të “lirisë” pas survejimit 24 orë në 24 duket se Olta nuk po i shpëton fansave të cilët e kanë kapur mat në aeroportin e Pizas në Itali së bashku me bashkëshortin e saj të cilin imazhin e tij e kemi me pikatore pasi aktorja nuk e ka bërë publik.
Por edhe për këtë kanë menduar fansat të cilët nuk i lëne rehati si “paparaci”. Në video, ato shfaqen duke kontrolluar biletat dhe duke pritur avionin me të cilin do të udhëtonin dhe duket qartë edhe imazhi i burrit të Oltës.
@klaudiabakalli