Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e sotme ka zhvilluar një takim me këshilltarin e Kancelarit gjerman Scholz, Jens Plotner.
Gjatë diskutimit u trajtua takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë i cili do të zhvillohet më 14 shtator në Bruksel mes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
”Pati diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusua në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë,” ka shkruar Lajçak në Twitter.
Takimi i 14 shtatorit vjen pasi në muajt e kaluar të këtij viti ka pasur tension në Veriun e Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të prillit në komunat veriore.
Ato zgjedhje i fituan kryetarët shqiptarë, pasi votimet u bojkotuan nga Lista Serbe, parti që hapur është e lidhur me Beogradin zyrtar.