Pas 7 vitesh e shpallur e zhdukur fati i biznesmenes u zbardh pas shumë kohësh.
Mësohet se Maria Cidamo u vra dhe trupi i saj iu hodh për ushqim derrave. Sipas autoriteteve italiane përgjegjës të vdekjes së 42-vjeçares janë anëtarët e organizatës mafioze kalabreze, Ndrangetta.
Cidamo u zhduk më 6 maj 2016 në komunitetin Libadi në provincën e Vibo Valenti. Autoritetet thanë se gruaja u vra nga anëtarët e Ndragetta-s pasi donin t’i merrnin pronën që i kishte lënë burri i saj i cili vdiq pasi vrau veten.
Sipas policisë përgjegjësi dhe autori i ngjarjes është arrestuar dhe është 57-vjeçari, Salvatore Ascone.
Arrestimi i tij u bë ditën e sotme nga një operacion masiv kundër Ndraghetta-s në të gjithë Italinë.
Ndragetta, organizata mafioze më e fuqishme dhe më e pasur në Itali, falë kontrollit të saj mbi tregtinë evropiane të kokainës. Nuk është hera e parë që ata asgjësojnë viktimat duke ua hedhur trupat e vdekur derrave pasi kjo ndodh shpresh.
“Maria Chindamo uccisa e data in pasto a maiali”: Il vicino Salvatore Ascone tra gli 81 arrestati su ordine della DDA di #Catanzaro. E’ accusato di omicidio in concorso con due persone, una all’epoca minorenne, l’altra intanto deceduta. #chilhavisto→https://t.co/PBzPn8mVx3 pic.twitter.com/zw6DMQgPBf
— Chi l’ha visto? (@chilhavistorai3) September 7, 2023