Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi që të linte në arrest me burg pa afat avokatin Alban Bengasi, i cili i arrestua një ditë më parë në Rinas sapo zbriti nga avioni që po kthehej nga Dubai ku qëndroi i fshehur prej më shumë se një viti.
“Nuk kam lidhje me akuzat. Me ish-bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar”, tha Alban Bengasi.
Por sipas Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë Alban Bengasi kishte ofruar 120 mijë Euro për të vrarë ish-gruan e tij. Por Dumani nuk e kishte pranuar, duke thënë se “nuk i pëlqente të rrihte gra”.
Por me këtë çështje u mor Eljo Bitri dhe një person tjetër, sipas Nuredin Dumanit, të cilët pasi ndoqën ish-bashkëshorten e Alban Bengasit e dhunuan duke e goditur me grushte në fytyrë.