Tenisti, Bernard Tomic është rrahur brutalisht sipas një video e cila la qarkulluar në mediat australiane.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin Gold Coast, i cili ndodhet afër Brisbane.
Në videon e ndarë në rrjetin social “X”, është shfaqur një klip prej 16 sekondash ku shihen dy burra duke rrahur Tomicin, ndërsa një person i tretë i filmon.
Tomic u përpoq të mbrohej, por pa sukses dhe dyshja vazhduan ta rrihnin.
Nuk dihet ende pse ka ndodhur kjo, ndërsa në Australi thonë se hetimet janë në vijim.
#BREAKING: Fallen tennis star Bernard Tomic has been assaulted on the Gold Coast. @GracieRichter #9News pic.twitter.com/ySnidZrX2S
— 9News Queensland (@9NewsQueensland) September 8, 2023