-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Erdogan-Putin thellojnë bashkëpunimin”, VOA: Ankaraja, përplasje me Perëndimin!

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë zotuar për një bashkëpunim më të thellë ekonomik ndërsa lista e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë sa vjen e rritet.

Angazhimi i udhëheqësve për të forcuar lidhjet, thonë analistët, ka të ngjarë të trazojë shpresat midis aleatëve perëndimorë të Turqisë për një çarje midis Erdoganit dhe Putinit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në fusha si energjia, turizmi dhe ndihma e huaj, gjatë takimit të tyre më 4 shtator në vendpushimin rus Soçi të Detit të Zi. Marrëdhëniet midis udhëheqësve u ftohën pasi zoti Erdogan e zemëroi Moskën duke shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Analistët thonë se rezultati i takimit në Soçi është një sinjal i fortë se udhëheqësi rus nuk mund tja lejojë vetes zbehjen e marrëdhënieve me Erdoganin. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Ilhan Uzgel, me portalin turk të lajmeve Kisa Dalga.

“Putini nuk mund ta përballojë humbjen e Erdoganit. Atyre nuk u interesojnë marrëdhëniet e Edoganit me vendet dhe institucionet perëndimore. Ata janë më të interesuar se çfarë lloj bashkëpunimi mund të arrijnë me Erdoganin dhe bashkëpunojnë në shumë fusha”.

Zyrtarët rusë konfirmuan të mërkurën se Turqia do të marrë pjesë në përpjekjet e Rusisë dhe Katarit për të furnizuar vendet afrikane me 1 milionë tonë grurë.

ANALIZA E PLOTË E VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit