-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parakolpi i makinës plot me kavanoza drogë, pranga për 4 të huajt në Kakavijë

Kryesoret

Policia e Kakavijës ka goditur dy raste të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të BE-së.

Nga këto dy operacione janë vënë në pranga 4 të huaj si dhe janë sekuestruar  lëndë narkotike cannabis sativa në sasi dhe në formë çokollate, 2 peshore elektronike, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularë.

Të arrestuarit nga operacioni i parë janë 25-vjeçari me inicialet S. H., dy 23-vjeçarët me inicialet I. D. dhe R. A. 23 vjeç.

Në operacionin e dytë ra në pranga 24-vjeçari kroat me inicialet D. P. Gjatë kontrolleve në fizike dhe në automjetin që drejtonte u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit