-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zi në futbollin e femrave, vdes tragjikisht talentja 26-vjeçare

Kryesoret

Moldavia dhe futbolli i femrave në tërësi u zhytën në zi. Ylli I kombëtares së femrave, Violeta Mitul, ka pësuar një vdekje tragjike vetëm në moshën 26-vjeçare.

E reja fatkeqe humbi jetën teksa po ecte në mal. Ajo ishte me disa shoqe kur ajo humbi ekuilibrin dhe vdiq tragjikisht.

UEFA ka lëshuar një deklaratë në lidhje me ngjarjen tragjike:

“Futbolli moldav është zhytur në zi pas vdekjes së lojtares së kombëtares Violetta Mitul.

Mbrojtësja 26-vjeçare është përfshirë në një aksident tragjik teksa po ecte në mal me shoqet e skuadrës. Ajo mori pjesë në 40 ndeshje për përfaqësuesen e Moldavisë dhe ishte një nga lojtaret kryesorë të vendit.

Mitul ka luajtur për Einherji në Islandë që nga pranvera, pasi ka luajtur më parë futboll në Spanjë dhe Itali. Ajo fitoi Kupat e Moldavisë dhe Rumanisë me Alga Tiraspol dhe Vasas Femina përkatësisht më herët në karrierën e saj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit