-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumb kokës, kush e vrau vlonjatin? Vjen njoftimi i parë i policisë

Kryesoret

41-vjeçari Leartiad Lekaj alias Laert Keka ishte duke udhëtuar me motor në Vlorë kur një makinë me ngjyrë të zezë dhe targa italiane i është afruar dhe prej saj është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plumbave që ka marrë, ai është rrëzuar fillimisht në tokë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarje, por ka humbur jetën vetëm pak metra më tutje, në cep të këtij pallati.

Motivet e kësaj ngjarje mbeten ende mister, ndërsa nga hetimet paraprake mësohet se viktima ka ndryshuar më parë emrin dhe se ka qenë dënuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit