-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti firmos emërimin e ministrave të rinj

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi ditën e sotme shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj. Tashmë të gjithë dekretet do të shkojnë në Kuvend për t’u votuar, lirimi dhe emërimi i të rinjve. Më pas do të betohen përpara kreut të shtetit për të marrë zyrtarisht detyrën e re. Kryeministri Edi Rama të hënën që lamë pas bëri shtatë lëvizje në kabinet. Largimet kryesore ishin të ministrave të Jashtëm, Ekonomisë dhe Financave, Bujqësisë, por edhe Arsimit. Ministren e Shëndetësisë e dërgoi në krye të dikasterit të Arsimit dhe Sportit. Krijoi edhe një ministri të re për Pushtetin vendor që ia besoi Arbi Maznikut.

Ndryshimet në qeveri;
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – 
Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit–Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit