-sidi education-spot_img
32.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni antidrogë në Fier, kush janë dy të arrestuarit dhe tjetri në kërkim?

Kryesoret

Policia ka goditur një grup të trafikut të drogës në qytetin e Fierit. Kreu i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika në një konferencë për mediat, tha se droga ishte ndarë në pako dhe si destinacion kishte shtetin fqinj të Greqisë.

Ai tha se janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis dhe 500 gramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 2 persona, Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, ndërsa Eduart Mehmetaj është shpallur në kërkim. Ky i fundit sipas të dhënave ishte truri dhe organizatori i grupit.

Aksion antidrogë në Fier, 3 në pranga, u kapën me 30 kg kanabis e 500 gram kokainë

“Jam sot këtu, së bashku me Prokurorin  për të bërë prezent rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale, u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga te forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek.

Gjate këtij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysëm kilogramë  lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Nga kontrolli rezultoi se  në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet),  u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysëm kilogramë lëndë narkotike kokainë. Lënda narkotike kanabis ishte  e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit E. M., ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.”, u shpreh ndër të tjera në deklaratën e tij drejtori i Policisë Fier, Lorenc Panganika, së bashku me Prokurorin Petrit Vukaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit