Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para orës 07:00 të së dielës në rrugën nacionale Athinë-Selanik.
Në aksident është përfshirë një autobus me targa serbe me 78 turistë, i cili është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë.
Tre pasagjerët e makinës janë gjetur të vdekur dhe i katërti është plagosur rëndë.
Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por dy pasagjerët, një grua dhe një fëmijë, nuk kanë mbetur të lënduar, sipas mediave greke.