Ka startuar ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania”.
Që në minutat e para te ndeshjes pati incidente pasi tifozët hodhën flakadanë në fushë si dhe pati përplasje në tribuna.
Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Në fillimin ndeshja u ndal disa sekonda dhe më pas rinisi kur u hoqën nga fusha flakadanët.
Mbrëmjen e sotme u mbaj edhe një minutë heshtje për të gjitha viktimat të cilët humbën jetën në Marok nga tërmeti i fortë që ra pak ditë më parë.