Pasditen e sotme është regjistruar një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar në Fier.
Lajmin e ka bërë të ditur për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se për t’i ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse do të mobilizohet edhe helikopteri Cougar.
Flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës së fortë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren për të fikur zjarrin si dhe për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë.
“Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.
Flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”, shkroi Peleshi në Facebook.