-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Greqi, Rama: Shqiptarë, telefononi ambasadën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Greqi si pasojë e përmbytjeve të rënda që përfshinë vendin fqinj. Kreu i qeverisë u bën thirrje shqiptarëve të prekur që të telefonojnë autoritetet greke ose ambasadën shqiptare në Athinë nëse kanë nevojë për ndihmë.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë në numrin e aktivizuar të telefonit , i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës -, në dispozicion të qytetarëve / dhe në adresën e email-it [email protected]” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit