-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spastrim etnik në Luginën e Preshevës, gazeta gjermane: Shqiptarët po fshihen nga regjistrat shtetëror

Kryesoret

Për mes një artikulli të publikuar së fundmi gazeta gjermane “Tagesspiegel” ka nxjerrë në pah një problematikë shqetësuese për shqiptarët e Luginës së Preshevës duke e “pagëzuar” me titullin “Spastrimi etnik” në Serbinë jugore.

Në fillim të artikullin gazeta gjermane bën një përshkrim të vendndodhjes së Luginës së Preshevës ku më pas shpreh problemin e diskriminimt.

“Në jugperëndim të Serbisë shtrihet Lugina e Preshevës, e cila ndihet pjesë e Kosovës. Shqiptarët atje janë diskriminuar prej vitesh, madje disa flasin për “aparteid,” shkruhet në nisje të artikullit.

Botuesi i këtij artikulli, Eric Matt shkruan se në vitin 1992, është mbajtur një referendum dhe se 95%e banorëve kanë votuar për t’iu bashkëngjitur Kosovës.

Pas mbarimit të luftës në Kosovë, edhe në Luginë ka pasur një kryengritje të armatosur nga UÇPMB nga viti 1999-2001. Mirëpo sipas gazetarit, ata mbeten në një tokë të askujt, në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Aty jetojnë nga ndihmat që marrin nga diaspora. Në disa vende në tabelat e rrugëve shihet vetëm shkrimi cirilik, ndërsa emri shqip është fshirë.

Gazeta gjermane citon Hajrulla Çekun, ministrin e Kulturës së Kosovës shkruan se  spastrimi etnik po zbatohet.

“Serbia nuk mund ta arrinte këtë me armë dhe tani po mundohet ta bëjë në mënyrë administrative,” shkruhet më tej në artikull.

E përditshmja gjermane citon politologen shqiptare, hartuesen e studimit, se Beogradi po punon për të zvogëluar sa më shumë numrin e shqiptarëve për të krijuar gradualisht një shumicë serbe.

Studimi dokumenton shlyerjen e adresave të mijëra shqiptarëve. Me fshirjen e adresave, ata humbasin shtetësinë dhe të drejtën e votës, si dhe të drejtat tjera qytetare.

Vetëm nga Medvegja janë fshirë 4214 adresa, domethënë 4214 shqiptarë kanë humbur shtetësinë. Sipas politologes Flora Ferati-Sachsenmaier, me këtë ligj Serbia po përpiqet të arrijë homogjenitetin nacional.

Sipas saj, gjendja është dramatike në Medvegjë. Qyteza i kishte 7438 banorë dhe aty u janë pasivizuar adresat 4214 shqiptarëve. Në vitin 2012 partia e Vuçiqit në atë komunë paska fituar 12% të votave, tri vite më vonë, 65%, thotë ajo.

“Tagespiegel” i është drejtuar disa herë Qeverisë serbe, por ajo nuk i është përgjigjur.

Por ka edhe raste kur njerëzit janë fshirë edhe pse nuk ishin larguar kurrë nga Serbia. Këtu përfshihet edhe Donika Berisha, emri i vërtetë i së cilës është i ndryshëm dhe kërkon të flasë për rastin e saj në mënyrë anonime.

“Ajo u rrit këtu në qytet, u martua dhe u bë nënë. Ajo e kaloi tërë jetën në Serbi. E megjithatë vitin e kaluar autoritetet deklaruan se ajo nuk jetonte më në Preshevë dhe e fshinë adresën e saj.

Ai u fshi nga regjistrat për tre muaj dhe praktikisht nuk ekzistonte më. Gjatë asaj kohe ajo mezi doli nga shtëpia dhe më kot u përpoq të kontaktonte autoritetet. 

Mirëpo, ata bllokuan gjithçka, pasi afati i ankesave prej tetë ditësh kishte kaluar dhe nuk mbanin më përgjegjësi. Berisha u rikthye në sistem vetëm përmes bashkëshortit dhe “disa favoreve”. “Pa ndihmë, ndoshta do të kisha mbetur pa dokumente përgjithmonë, nuk kisha asnjë shans për veten time”, thotë Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit