-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tifozët Dardanë e nderuan me foton e saj në stadium, Rita Ora: Të dua Kosovë

Kryesoret

Mbrëmjene e djeshme u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.

Përballja përfundoi me rezultatin 2-2. Në tribunë tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës. Foto e saj e marrë nga klipi “Shine Ya Light”.

Në lidhje me këtë ka reaguar Ora e cila pak kohë më parë mori vëmendje të madhe pasi valëviti një flamur të Serbisë në një koncert të saj. Ajo gjithmonë e ka shprehur me krenari prejardhjen e saj.

Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.

Në ripostim ajo shkruan: “Të dua Kosovë, vendi ime i preferuar në gjithë botën.”

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit