Ish-futbollisti i kombëtares, Andrea Marko i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje rezultatin pozitiv të korrur mbrëmë në “Air Albania” me fitoren kundër Polonisë.
Marko u shpreh se trajneri, Sylvinho do të matet me rezultat dhe se ai në momentin kur ka lidhur kontratë me kombëtaren është bërë pjesë e kombit tonë.
“Çdo trajner ka vlerën e vet. Duhet vlerësuar. Reja i përket se shkuarës. Sylvihno është i ri ka eksperiencë me ekipe të mira. Në kampionatin e fundit kishte eksperience të rëndësishme për karrien e tij.
Ka ardhur me një besim, krenarie, se tashme jam shqiptar dhe do jem pjese e këtij kombi.
Di pikat e dobëta te skuadrës, di çfarë do skuadra. Në karakteristikat ka vlerat e veta. Besoj se duhet te jemi koshient, pasi trajneri matet me rezultate,” u shpreh ai.