Katër të rinj humbën jetën tragjikisht në orët e para të ditës së djeshme në Itali si pasojë e një aksidenti. Të gjithë po ktheheshin nga një club nate. Dy mbetën të plagosur.
“Nuk dua të kujtoj se si të pashë sot. Nuk e di nëse do të gjej forcën të përballoj jetën pa ty sepse me ty gjithçka ishte më e thjeshtë.
Që e vogël më mësove të jem e fortë, por dashuria ime nuk më ke përgatitur kurrë të përballem me dhimbje kaq të mëdha.
Do të jemi gjithmonë bashkë. Jam i sigurt se do të arrini të shkëlqeni edhe atje lart” ishte mesazhi prekës i motrës së njërës prej viktimave të tragjedisë, sipas mediave italiane.
FOTO/ “Trupat në asfalt…”! Këta janë 4 të rinjtë që vdiqën pas festës