Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Leartiad Lekajt (Laert Keka) që u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Vlorë nga disa persona që u larguan me një “Audi”.
Killerat dogjën makinën dhe u zhdukën pa gjurmë. Policia mblodhi gëzhojat, pyeti familjarë dhe dëshmitarë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka hedhur më shumë dritë mbi dinamikën e vrasjes.
VIDEO-Ndjekje me “Audi”, plumba dhe vrap! Si ndodhi vrasja brenda pak sekondave?
“Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty ‘Audi’ e hedh si leckë te shkallët e furrës.
Duket në video. ‘Audi’ ndaloi te kryqëzimi, zbriti personi, një person i vetëm me “M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tri katër herë.
‘Audi’ bën mbrapa me derën hapur për ta marrë këtë gjuajtësin. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba”, tha dëshmitari për mediat në kushte anonimati.
“Kapiteni” u përcoll në banesën e fundit, killerat shijojnë arratinë