Një masakër me gjashtë viktima ndodhi rreth orës 18:30 në Artemisa në Greqi.
Sipas informacioneve të para dyshohet se viktimat janë me origjinë shqiptare.
Sipas EKAV dhe EL.AS, janë gjashtë të vdekur, 5 brenda mjetit dhe një jashtë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta të EL.AS-it, të cilët kanë rrethuar zonën.
Autoritetet kanë nisur një gjueti, në kërkim të një automjeti tip Ford me ngjyrë të zezë me të cilin dyshohet se autorët janë larguar.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka targa shqiptare false.
Njoftimi zyrtar i EL.AS:
“Pak kohë më parë janë gjetur 6 të plagosur për vdekje pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Artemisë. Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës”.
Përplasje mes bandash në Greqi, mes 6 viktimave dyshime edhe për shqiptarë
Pamje nga vendi i ngjarjes